Pas një viti hetimi Policia Itlaaine ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin i cili ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali.

Nën akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar droge, grabitje, kërcënim e armëbajtje pa leje janë vënën nën pranga 15 persona. Arretimet janë kryer në qytetit e Brindizit, në qytezat Fasano e Oria në provincën e Brindizit si dhe në Katania të Sicilisë.

Gjatë hetimeve të operacionit janë verifikuar trafik droge nga Shqipëria në Itali me anë të skafeve e kamionëve si dhe janë sekuestruar rreth 800 kg marijuanë duke arrestuar në flagrancë 4 persona.

Ky operacion ka identifikuar në territorin italian aktivitetin e dy grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike të transportuar nga Shqipëria. Policia Italiane ka vërtetuar episode kur në rast mospagese të sasisë së drogës ata kërcënonin me armë e dhunë klientët e tyre.

Gjatë ditës pritet që policia italiane të zbardh detajet dhe identitetin e personave të arrrestuar.

/Ora News.tv/