Drogë me avion nga Shqipëria drejt Italisë, 7 në pranga

Drogë me avion nga Shqipëria drejt Italisë, 7 në pranga

Policia Italiane ka zbardhur sot detajet e operacionit "Free Flight" të ekzekutuar në gusht të vitit 2015 nga Antimafia e Bolonjës në bashkëpunim me Policinë e Ricciones.

Grupi kriminal i trafikantëve përbëhej nga dy familjet shqiptare Ahmetaj e Lamaj, mes tyre spikat figura e Vilson Lamaj i konsideruar si kreu i kësaj bande.

Hetimet vunë nën akuzë 14 shtetas shqiptarë. 7 prej tyre janë arrestuar menjëherë pas përfundimit të operacionit, ndërsa për 7 të tjerë është dashur të pritet gjykimi deri në shkallën e tretë. Akuzat ndaj tyre janë trafik ndërkombëtar droge.

Pas 2 ankinimeve  në prill të 2018, Gjykata e Apelit ka marrë vendimin duke pranuar kërkesat e 7 masave të ndalimit për 7 personat e tjerë të kërkuara nga  Antimafia italiane.

7 masat e ndalimit të aplikuara sot janë 5 urdhër arrestimi me burg, 1 arrest shtëpiak e 1 masë paraqitje pranë Policisë Gjyqësore. Ndër 5 urdhër arrestimet e ditës së sotme, vetëm 2 prej tyre janë ekzekutuar, pasi 3 shqiptarët e tjerë ndodhen në Shqipëri.

Ndërsa 7 anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal të arrestuar në kuadër të operacionit "Free Flight" sipas policisë italiane ndodhen në Shqipëri ku po vuajnë masën e arrestit me burg për trafik ndërkombëtar droge.

Reagon policia e shtetit shqiptar

Nga ana e saj policia e shtetit thotë se kemi të bëjmë me një procedim penal të disa viteve më parë ndërsa tani po ekzekutohen urdhërarrestet.

'Lidhur me lajmin per operacionin antidroge ne Itali, rezulton se eshte procedim i disa viteve me pare dhe po zbatohen flete arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015. Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar "Free-Flight", operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policine shqiptare" thuhet në në reagim të policisë të orës 10:44

 

EMISIONET