Pas Michael Carrick, një tjetër lojtar i njohur ka menduar t' i jap fund futbollit të luajtur në fundin e sezonit aktual.

Didier Drogba, i cili luan për ekipin amerikan të ligës së dytë Phoenix Rising, përsëriti se do t'i jap fund karrierës së tij futbollistike.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të luaj. Me të vërtetë kënaqem. Më pëlqen roli i pronarit-lojtar. Jam i rrethuar nga lojtarë të rinj dhe më pëlqen t’ju përcjell njohuritë. Por ky sezon është i fundit. Unë jam 40 vjeç, është koha”,-ka thënë Drogba, i cili që në nëntorin e vitit të kaluar njoftoi largimin nga fusha e blertë.

 Në karrierën e tij të pasur Drogba ka luajtur për Montreal Impact, Chelsea, Galatasaray, Shanghai Shenhua, Marseille dhe Guingamp.



/Ora News.tv/