Dritë mbi arkivat, 14 studiues sjellin eksperiencat e tyre

Dritë mbi arkivat, 14 studiues sjellin eksperiencat e tyre

Arkivat gjithmonë janë vlerësuar si baza e historisë së një populli dhe një vlerë për të ardhmen.

14 studiues nga disa shtete të botës kanë sjellë këtë të premte eksperiencën e tyre gjatë kërkimit në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Arkivat ushtarake gjermane e italiane si dhe në Arkivat e Ministrive të Jashtme në Shqipëri e Itali.

Zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëri me dije se ministria po bën një punë për të ruajtur dhe mirëmbajtur këtë  aset kombëtar i cili është i lidhur ngushtë me identitetin tonë.

Xhafaj: Ministria ka kryer investime të konsiderueshme për jetëgjatësinë e rekordeve arkivore. Çdo vit rritet numri i kërkesave nga studiues vendas dhe të huaj për të studiuar pasuritë arkivore të diplomacisë shqiptare.

Risia e kësaj konference është se Aktet e saj u prezantuan për të pranishmit të botuara me "Peer review" ku u shpërnda dhe seria e re e revistës Shejzat, një revistë  e themeluar në Romë në 1925 nga një prej figurave më të shquara të letrave shqipe, shkrimtari dhe intelektuali Ernest Koliqi.

Konferenca erdhi si një bashkëpunim mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Kulturës, Arkivit Qëndror të shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare. 

EMISIONET