Dritan Hila: Reformën Zgjedhore e ka marrë lumi, nuk bëhet

Dritan Hila: Reformën Zgjedhore e ka marrë lumi, nuk bëhet

Moderatori i emisionit "Arena" në RTV Ora u shpreh se Reformën zgjedhore në Shqipëri e ka marrë lumi. Sipas tij në vend do të bëhet revolucion, por jo reformë zgjedhore.

Pjesë nga biseda në studio: 

Hila: Futu ndonjëherë në lëkurën e opozitës dhe do shohësh që opozita nuk është aq e shëmtuar sa përpiqen ta cilësojnë dhe pozita nuk është aq e virgjër sa përpiqet ta shesë veten.

Gjoni: Faji kryesor i opozitës është që nuk distancohet nga këto virgjërizmat që pretendon se ka.

Hila: Mos harrojmë se në palët e secilës parti ka edhe shumë idealistë.

Gjoni: Po sigurisht. Do kishte vdekur po të mos kishte.

Gjikondi: Të pyesim pak për reformën zgjedhore.

Hila: Reformën zgjedhore e ka marrë lumi, nuk ka për t'u bërë, harroje atë punë. Do bëhet revolucion, por reformë zgjedhore nuk bëhet.


EMISIONET