Dridhja e makinave ndikon në përgjumjen e drejtuesve të mjeteve

Dridhja e makinave ndikon në përgjumjen e drejtuesve të mjeteve

Një studim i ri ka zbuluar se dridhja e makinave i bën drejtuesit e mjeteve më të përgjumur, duke ndikuar në përqendrimin dhe nivelet e vigjilencës vetëm 15 minuta pasi shoferët marrin timon.

Me rreth 20% të fatkeqësive fatale që vijnë nga lodhja e shoferit, shkencëtarët nga Universiteti RMIT në Melburn, Australi, shpresojnë që gjetjet e tyre mund të përdoren nga prodhuesit e makinave për të përmirësuar dizenjot e sediljeve të makinave për të ndihmuar që shoferët të qëndrojnë zgjuar.

"1 në 5 australianë kanë rënë në gjumë ndërsa ngisnin makinat dhe e dimë se drejtimi në gjendje të përgjumur është çështje domethënëse për sigurinë në rrugë,"-tha profesor Stephen Robinson. 

"Ne kemi zbuluar se dridhjet e lehta të makiës ndërsa e ngisni qetësojnë trurin dhe trupin tuaj, duke shkaktuar përgjumjen. Vetëm në 15 minuta ju filloni që të jeni të përgjumur dhe kjo ndikon në në aftësinë tuaj për të qëndruar të koncentruar dhe të vëmendshëm. Për të përmirësuar sigurinë në rrugë ne shpresojmë se prodhuesit të ndërtojnë makina që pengojnë efektin e dridhjes dhe të luftojë efektin e përgjumjes."


EMISIONET