Drejtuesi i kësaj makine është njeriu më fatlum në botë sot

Nëse kjo është mrekulli apo thjesht fat, askush nuk do të mund ta dijë ndonjëherë.

Por e sigurt është se drejtuesi i këtij automjeti doli pothuajse i pa dëmtuar nga makina e bërë shoshë nga një gomë që u shkëput me shpejtësi nga rimorkoja e një kamioni që ishte në korsinë e kundërt të autostradës së Birminghamit, në Britaninë e Madhe.

Goma, duke kërcyer nga rruga, përfundoi në mjetin tip "Peugeot" dhe i shkatërroi të gjithë mbulesën, por nuk e goditi shoferin.

"Kjo mund të përfundonte në tragjedi - thotë policia. Drejtuesi i mjetit mësohet se kishte refuzuar në momentin e fundit të merrte me vete të birin.

Goma "fluturuese" pasi goditi pjesën mbi kokën e shoferit përfundoi ndërmjet sediljes së pasagjerëve dhe zonës së pasme të mjetit.

"Ajo do të kishte vrarë këdo në makinë, përveç shoferit ".

Policia thotë se drejtuesit i mjetit përkundër ngjarjes ishte mjaft gjakftohtë. Pas aksidentit, ai e spostoi makinën në anë të rrugës, hoqi rripin e sigurisë dhe priti policinë.

"Ky zotëri është njeriu më faltum në botë sot", shkruan policia në një postim në Twitter.

EMISIONET