Drejtorja e CIA-s dëgjon regjistrimet audio të vrasjes së gazetarit

Drejtorja e CIA-s dëgjon regjistrimet audio të vrasjes së

Drejtorja e CIA-s, Gina Haspel ka dëgjuar regjistrimet audio që besohet se kanë kapur momentin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Haspel u lejua të dëgjonte audiot gjatë një vizite në Turqi më parë këtë javë, raporton BBC.

Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u vra gjatë një vizite në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll.

Ngjarja ka sjellë tensione mes Arabisë Saudite me SHBA-në dhe aleatët e tjerë.

Menjëherë pas vrasjes më 2 tetor, mediat turke cituan zyrtarët që thonin se kishin regjistrime audio të marrjes në pyetje dhe vdekjes së Khashoggi, por nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes apo se si ishte siguruar regjistrimi.

Haspel udhëtoi të hënën në Turqi.  Të mërkurën gazeta turke Sabah tha se ajo kishte dëgjuar regjistrimet.

Ndërsa sot burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Washington Post dhe Reuters kanë mbështetur raportet.

EMISIONET