Drejtoria e Arkivave ka festuar të enjten 70-vjetorin e krijimit të saj. Kreu i këtij institucioni, Ardit Bido, duke falenderuar të gjithë kontribuesit e çmuar ndër vite, bëri me dije edhe dy projektet e mëdha për godinën e Arkivave.

Të enjten u mbushën plot 70 vite që prej themelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Në një festë mes personalitetesh të njohur dhe jo vetëm,  Drejtoria e Arkivave kremtoi një prej ditëve më të shënuara për këtë insitucion.

Drejtuesi, Ardit Bido, fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falenderoi të gjithë punonjësit aktual, por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion.

Ardit Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70 vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet dhe u duartrokit nga të ftuarit.





/Ora News.tv/