Skuderia McLaren nuk po kalon një sezon të mirë dhe pas tre garave të para ka grumbulluar 28 pikë.

Piloti spanjoll i McLaren, Fernando Alonso mban vendin e gjashtë deri në këtë pikë të sezonit, dhe për drejtorin e skuderisë angleze, Eric Boullier  makinës i mungon ritmi këtë sezon veçanërisht në testet kualifikuese, pasi të dy makinat e McLaren janë nisur pas "top 10" në të gjitha garat.

"Ne duhet të kuptojmë pse jemi të ngadaltë në kualifikime, pse jemi më të mirë në garë dhe pse jemi prapa ekipeve të tjera si përshembull Renault. Shpresojmë që të bëjmë mirë në garat e ardhshme".-përfundoi Boullier.

McLaren kishte parashikime për të luftuar për një vend në podium dhe madje fitore këtë sezon pas përdorimit të motorëve Renault, por deri në këtë moment janë shumë larg pritshmërive.

/Ora News.tv/