Policia Italiane e qytetit të Peruxhias ka ekzekutuar operacionin "Overtime" i cili ka goditur një grup kriminal italo-shqiptarë që organizonte udhëtime me pasaporta falso të shtetasve shqiptarë drejt SHBA.

Në pranga janë vënë 3 persona, shtetasi shqiptarë i identifikuar me inicialet P.P 37 vjec e dy italianë 47 e 44 vjeç.

Që prej vitti 2013 me anë të një agjensie turistike ata organizonin udhëtime të shtetasve shqiptarë drejt Amerikës duke i pajisur me pasaporta falso e në këmbim të pagesave prej mijëra euro.

Sipas policisë italiane shtetasi shqiptar ishte personi që siguronte pasaportat falso ndërsa dy shtetasit italianë ishin pronarë të agjensisë turistike me qëndër në qytezën e Folignos.

Hetimet e këtij operacion janë ekzekutuar në bashkëpunim me policinë kufitare amerikane (Homeland Security).

Në mesditë policia italiane pritet të zbardh detajet e këtij operacioni

/Ora News.tv/