Pak muaj më parë bënë bujë në median britanike fotot e shqiptarëve të cilët bënin foto brenda kamionëve që do i çonin në Angli.

Fotot postoheshin në profilin në facebook "Shqiptarët në Londër"

Të rinjtë të cilët bënin simbolin e shqiponjës fotografoheshin në pjesë të ndryshme të kamionëve ku mesa duket qëndronin deri në momentin e mbërritjes në Angli në mënyrë ilegale.

Daily Mail shkruan dje se personi i cili menaxhon faqen e facebook është Fari Lleshi, një djalë nga Kukësi i cili është burgosur në Itali në 2011 për grabitje banke. Pas lirimit nga burgu 29 vjeçari kishte shkuar në Britani ku tashmë jeton dhe punon ilegalisht ndërsa menaxhon dhe faqen me 70 mijë ndjekës.

29 vjeçari u arrestua pasi në dhjetor të 2010 në bashkëpunim me dy të tjerë grabitën një bankë në Trento të Italisë. Ai u burgos 3 muaj më vonë.

Daily Mail shkruan se ka komunikuar me Fari Lleshin i cili u ka treguar se është penduar për krimin në Itali dhe se tani po punon fort

"Qëndrova 6 vite në një burg në Trento. Grabita një bankë" thotë ai - por tani kam mbaruar dënimin dhe dua të harroj ato gabime.

Pasi ishte liruar nga burgu qëndroi për pak kohë në Itali por më pas u largua drejt Britanisë.

"Si të gjithë shqiptarët dhe unë erdha me kamion. Nuk ka rrugë tjetër për të hyrë në Angli. Ndodhem këtu si shumë emigrantë të huaj ilegalë për një jetë më të mirë" citohet të ketë thënë 29 vjeçari nga Kukësi.

Fari Lleshi thotë se tashmë ka nisur një jetë të re larg rrjeteve kriminale

"Në të shkuarën kam qenë i përfshirë në shumë probleme, por tani kam shumë projekte dhe shpresoj se me ndihmën e Zotit do i realizoj në të ardhmen" shkruan Daily Mail

Ne foto poshte ne krah te majte personi i identifikuar si Fari Lleshi.

/Ora News.tv/