Dramatike/ Zjarrfikësi kap vajzën si 'top futbolli'

Ky është momenti dramatik kur një zjarrfikës kap një fëmijë të vogël, pasi i ati e hedh nga kati i tretë i një ndërtese të përfshirë nga flakët.

Video e filmuar nga një aparat fotografik, tregon se ekipet e emergjencës po përpiqen të vrapojnë në vendin e zjarrit.

Në momentin kryesor, një zjarrfikës qëndron në fund të shkallës me krahët e shtrirë.

Burri në përpjekje të zbresë shkallët, lëshon vajzën e vogël në krahët e zjarrfikësit.

Zjarri, në qytetin amerikan të Decatur, pranë Atlanta në Gjeorgji, la një duzinë njerëzish të plagosur.

FOX 5 Atlanta identifikoi babanë e vajzës si Lance Ragland dhe raportoi se ai kishte qenë në zjarr vetë kur hodhi të bijën në duart e zjarrëfikësit.

Z. Ragland mbijetoi me djegie të shkallës së dytë.

"Ne po i kapnim fëmijët  si topa futbolli" - tha komandanti i shpëtimit të zjarrit DeKalb, Eric Jackson.

Kapiteni Scott Stroup ,një zjarrfikës i gjeneratës së tretë, ishte personi që kapi vajzën.

Video mori më shumë se 150,000 shikime brenda një dite nga postimi në internet nga departamenti i zjarrfikësve.





EMISIONET