Dramatike, prishet teleferiku, 'fluturon' njerëzit në ajër

Ky është momenti dramatik kur skiatorët kanë rënë nga teleferiku, i cili papritmas filloi të lëvizë mbrapsht me dyfishin e shpejtësisë normale.

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur nga incidenti në një vendpushim skish në Gudauri, Gjeorgji.

Dy nga të plagosur kanë pësuar dëmtime serioze, njëra prej tyre ishte turiste shtatzënë nga Suedia.

Video e plublikuar në internet tregon sesi papritmas teleferikun që fillon të lëvizë në anën e kundërt dhe dyfishon shpejtësinë, duke i hedhur njerëzit nga ndenjëset ku ishin ulur ndërsa kabina rrotullohej.

"Lëvizja e teleferikut u ndërpre dhe një minutë më vonë filluam që të ktheheshim mbrapa. Shpejtësia u rrit dhe teleferiku doli jashtë kontrollit. Njerëzit u hodhën në ajër nga lartësi të ndryshme, filloi paniku,"-tha një dëshmitare për CNN.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

EMISIONET