Reperi i njohur kanadez, Drake ka treguar se është tepër romantik dhe i ndjeshëm për personin e zemrës.

Paraqitja e tij e jashtme dhe mënyra se si flet për femrat e ka bërë atë ndër më të pëlqyerit e publikut. Momenti kur u bë një idhull për shumë vajza ishte kur krijoi një histori dashurie me divën e popit, Rihanna.

Në një intervistë për Hollywood Reporter, ai ka thënë se mban një koleksion të çantave Hermes Birkin, që kushton rreth 100 mijë dollarë.

“Ishte një nga ato gjëra që thjesht fillova t’i koleksionoja, po supozoj për gruan me të cilën do të përfundoja një ditë. Prandaj kam një koleksion të konsiderueshëm të çantave Hermes për t’ia ofruar dikujt”, tha 31-vjeçari.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/