Drake flet publikisht për djalin me aktoren e filmave pornografikë

Drake flet publikisht për djalin me aktoren e filmave pornografikë

Drake ka pohuar për herë të parë atësinë e djalit të tij me aktoren e filmave pornografikë, Sophie Brussaux. Në një intervistë, reperi foli për të duke e thënë se ka "sy blu shumë të bukur".

Në vitin 2017 erdhi në jetë djali që ka marrë emrin Adonis. Aktorja tha se i kishte shkruajtur disa mesazhe reperit duke i thënë se është bërë baba.

Kjo gjë pushtoi faqet rozë pasi reperi Pusha T bëri një këngë që ia dedikonte Drake.

Edhe pse e pranoi se është bërë baba në albumin e tij "Scorpion", reperi nuk kishte folur asnjëherë publikisht për të.

"Unë kam një djalë dhe ai është shumë i bukur. Ai ka sy blu shumë të bukur. Jam një baba beqar që po përpiqem të komunikoj me një grua, me të cilën kemi kaluar disa gjëra. Unë dua që në të ardhmen t’i tregoj djalit tim se çfarë ndodhi. Dua që ai ta dojë nënën e tij dhe nuk dua që bota të jetë e zemëruar me nënën e tim biri. Pavarësisht se çfarë ndodhi, unë e dua shumë nënën e tim biri dhe dua që kjo energji, të mos ndryshojë kurrë”, tha Drake në intervistën për The Shop.

EMISIONET