Drafti për turizmin, Klosi nis konsultimet me grupet e interesit në këtë sektor

Drafti për turizmin, Klosi nis konsultimet me grupet e interesit në

Strategjia e Turizmit 2018-2020 është një dokument që përcakton mënyrën se si do të zhvillohet ky sektor, identifikimin e zonave turistike, fermat agroturistike dhe mënyrën se si mbështetet financiarisht nga shtetit. 

Drafti po diskutohet me grupet e interesit. Ministri Klosi i kërkoi  urgjentisht bashkive të identifikojnë zonat me potencial tustik,  dhe bashkë me qeverinë ta shndërrojnë turizmin në degën kryesore të të ardhurave në ekonomi.

Klosi: Duhet të promovojnë dhe të gjejnë mundësitë se në çfarë zone të territorit tuaj ka mundësi zhvillimi më të qëndrueshme dhe më realiste se ato që mendon pushteti qendror. Kemi një dakordësi të miratuar në qeveri për ndërtimin e fermave të para agroturistike të vendit.

Ministri Klosi pranon problemey reale që kanë sot shërbimet në zonat tursitike, por beson se me projekte të tilla dhe me mbështetje konkrete nga qeveria, numri i turistëve do të rritet në 15-20%.

Klosi: Strategjia hedh piketa të rëndësishme por nuk zgjidh problemin aktual që kemi; dhe për mua problemi më i madh që ka sot sistemi i menaxhimit të turizmit në Shqipëri është kapitalizimi i ekonomisë dhe cilat janë të ardhurat që ne marrim nga një turist.

Ministri Klosi u shpreh gjithashtu që Shqipëria të shikohet si një destinacion i vërtetë turistik evropian, duhet të menaxhohet shumë herë më mirë fuqitë tona, burimet njerëzore dhe politika konkrete.

EMISIONET