Draft ligj për heqjen e roaming me Kosovën

Draft ligj për heqjen e roaming me Kosovën

Pavarësisht tentativës së opozitës për bllokim të punës së komisionit të veprimtarisë prodhuese,  kreu Eduard Shalsi arriti të vijojë punën sipas rendit të ditës. Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për heqjen e tarifës roaming me vendin tonë PS i propozon parlamentit shqiptar një draft rezolutë për heqjen e roaming  me Kosovën.

Ne kemi bërë gati draftin dhe ftoj të gjithë deputetët ti bashkohen nismës tonë për ti propozuar parlamentit shqiptar heqjen e tarifave roaming me Kosovën dhe jo vetëm.

I vetmi  që arriti të marrë fjalën ishte deputeti demokrat Florion Mima i cili hodhi akuza ndaj qeverisë që nuk arriti të bindte vendet spektike për celjen e negociatave. 

Florion Mima: "Ju patëm lajmëruar dhe ju thamë që me këtë mënyrë qeverisje do të jetë e pamundur të bindi strukturat e BE-së për caktimin e një date për fillimin e negociatave. U tallët dhe ironizuat. Fatkeqësisht koah na dha të drejtë."

Kaq mjaftoi që Shalsi bashkë me deputetët e maxhorancës të braktisin komisionin duke lënë të vetëm deputetët  e opozitës.

EMISIONET