Dosja e 613 kokaine, "ping pong" me kompetencën e gjykimit

Dosja e 613 kokaine, "ping pong" me kompetencën e gjykimit

Dosja e kontenierit me 613 kg kokainë u dërgua pak ditë më parë ër kompetencë gjykimi në Durrës, por tashmë do të rikthehet për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të njëjtin fat do të kenë edhe disa të tjera për vrasje në familje, gjobvënie, grabitje apo trafik droge.

Me një vendim të fundit Gjykata e Lartë ka mbajtur një tjetër qëndrim ditën e djeshme  në raport me procedimet penale dhe çështjet në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda e ato në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas një vendimi të datës 4 prill Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë tashmë i mbledhur më qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, nisur nga qëndrimet jo koheretente të mëparshme të trupave gjykues me tre apo me 5 gjyqtare, ka vendosur  që çështjet penale që kanë qënë në kompetence e mëparshme të Gjykatës së Krimeve të Rënda të regjistruara para datës 1 gusht 2017 do të vazhdojnë të gjykohen përkatëshit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Edhe procedimet penale të regjistruara në Prokurorinë e Krimeve të Rënda para datës 1 gusht do të vijojnë të hetohen dhe gjykohen nga kjo prokurori  e kjo gjykatë, deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Çështjet në hetim të regjistruara pas datës 1 gusht që nuk janë në kompetence e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion e Krim i Organizuar nga Gjykata e e Juridiksionit të zakonshëm.

Gjykata e Lartë u vu në lëvizje pas rekurseve të prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda të cilet nuk ishin dakord me qëndrimet që po mbante gjykata e shkallës së dytë e cila  po prishte vendimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë duke i rikthyer edhe një herë për gjykim, në gjykatat e zakonshme.

EMISIONET