"Dosja 339", Prokuroria merr dhe 400 disqe me biseda të përgjuara

"Dosja 339", Prokuroria merr dhe 400 disqe me biseda të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorëzim  edhe 400 disqe me biseda të regjistruara nga Drejtoria e Përgjimeve ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339.

Burime zyrtare për Ora News i bëjnë me dije se materialet i janë shtuar një numri të konsiderueshëm përgjimesh që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda që janë administruar dhe janë në fazën e zbardhjes së bisedave. 

Shtohen oficeret - Gjithashtu Ora News mëson se për shkak të volumit të madh të përgjimeve që kanë nisur në vitin 2016 dhe kanë vazhduar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtuar nga dy në gjashtë numrin e oficerëve që po merren me këtë çështje

Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për Ora News se mes personave të përgjuar janë drejtues institucionesh qendrore dhe vendore, kryetarë dhe ish kryetarë bashkish, zyrtarë të tjerë në nivel qendror dhe vendor që po hetohen për shkak të bisedave që kanë kryer. 

Prokurorët e dosjes 339 janë Vladimir Mara dhe Dritan Peçi, të cilët deri këtë javë kanë punuar vetëm me dy oficerë të policisë gjyqësore çka ka shkaktuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore më një ritëm të vonuar. 

Pas shtimit të numrit të oficerëve që po merren me çështjen prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se brenda muajit mars të këtij viti do të thërrasë për të marrë në pyetje personat që janë përmendur muajt e fundit për këtë çështje përfshirë dhe protagonistët e bisedave të përgjuara që janë publikuar nga Zëri i Amerikës.  

Grupi i hetimit tha se bisedat e zbardhura deri tani nuk flasin vetëm për vjedhjen e zgjedhjeve por dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në përfitimin e shumave të mëdha financiare.

EMISIONET