Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka debatuar në studion e "360 gradë" me gazetarin Erl Murati në lidhje me dosjen 184. Ajo tha se eksponentë të PS nuk thirren në Prokurori.

Kryemadhi: Tre herë është ndërruar prokurori i çështjes 184. Pse ndërrohet prokurori i 184, pse nuk hapet? Pse nuk thirret Ulsi Manja, pse nuk thirret Xhemal Qefalia, pse nuk thirret Blerina Gjylameti, pse nuk thirret Damian Gjiknuri? Janë të regjistruar, janë në biseda telefonike. Këta kanë imunitet dhe ti nuk vazhdon çështjen për ata. Po të tjerët që nuk janë pjesë e imunitetit, eksponentë, ish drejtori i tatimeve të Dibrës, kryepleqtë e Dibrës.


/Ora News.tv/