Gjthçka zyrtare. Borussia Dortmund ka firmosur me mesfushorin-sulmues, Marius Wolf nga Eintracht Frankfurt.

22-vjeçari, i cili zhvilloi një sezon fantastik me Frankfurt-in pas bashkimit nga Hannover në janar të vitit 2017, ka rënë dakord për të firmosur një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën e "Signal Iduna Park".

"Objektivi im me Dortmund në vitet e ardhshme është që të jetë i suksesshëm dhe nëse është e mundur të fitojë disa tituj",-tha Wolf.

Wolf ishte një komponent kyç i sezonit mbresëlënës të Frankfurtit, duke shënuar pesë gola, përfshirë një kundër Dortmundit në ndeshjen e 9-të dhe duke siguruar tetë asiste.

/Ora News.tv/