Pas 16 vitesh si futbollist profesionist, Victor Valdes ka vendosur të pensionohet nga fushat e blerta.

Gardiani 35 vjeçar i rritur dhe zhvilluar në "La Messia-n" e famshme të Barcelonës, veproi ashtu siç kishte premtuar para se të "varte" këpucët në gozhdë, duke fshirë të gjitha adresat e tij në internet.

Ky veprim, sipas ish portierit të kombëtares spanjolle do ta ndihmojë atë t'i gjendet më pranë familjes.

Valdes i cili kulmin e tij e kishte te spanjollët e Barcelonës, skuadër që e bëri të njohur atë në arenën ndërkombëtare, fillimisht u transferua në "Old Trafford", ndërkohë ndeshjet e fundit të karrierës i zhvilloi me skuadrën e Championship-it, Middlesbrough, përpara se t'i jepte lamtumirën para disa muajsh.

/Ora News.tv/