Dorëzohet FSHF, Durmishaj merr dokumentacionin për të përfaqësuar Greqinë

Dorëzohet FSHF, Durmishaj merr dokumentacionin për të

Fiorin Durmishaj është zyrtarisht grek! Sulmuesi i Panionios në Superligën greke ka arritur të tërheqë të gjithë dokumentacionin nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që nga dita e sotme mund të bashkohet me skuadrën greke të futbollit.

Lajmi është zbuluar nga mediat helene, të cila raportojnë se Durmishaj është vendosur menjëherë në urdhërat e teknikut të kombëtares, Anstasiadis. Mbetet të shihet nëse Durmishaj do të mund të startojë në ndeshjen që kombëtarja greke do të luaj kundër Bosnje Hercegovinës, por diçka është e sigurtë: 23 vjeçari nuk do të mund të luaj më me fanellën kuqezi.

Futbollisti nga Vlora ishte pjesë e kombëtares Shpresa të 21 vjeçarëve, teksa pak ditë më parë krijoi një luftë të vërtetë mes Federatës Greke dhe FSHF-së, me këtë të fundit që nuk arriti ta bind që të rikthehet te fanella kuqezi.

EMISIONET