Dorëheqja e 4 kryetarëve të veriut, ja reagimi i Haradinajt

Dorëheqja e 4 kryetarëve të veriut, ja reagimi i Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të komnetojë dorëheqjen e katër kryetarëve të komujnave veriore.

I pyetur nga gazetarët, nëse dorëheqja e tyre ka lidhje me vendosjen e taksës 100% për mallrat që hyjnë nga Serbia, ai tha se sot nuk ka kohë të flasë për këtë çështje.

“Tani jam me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.

Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Gjatë ditës janë dorëhequr nga posti i kryetarëve të komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.





EMISIONET