Dopietë e Cikalleshit, Osmanlispor eleminohet nga kupa

Dopietë e Cikalleshit, Osmanlispor eleminohet nga kupa

Sokol Çikalleshi është kthyer vendimtar për skuadrën e tij Osmanlispor.

Sulmuesi kavajas ka shënuar të 2 golat në fitoren 2 me 1 kundër kampionëve të turqisë Besiktas, në takimin e kthimit të vlefshëm për fazën e 1/8 të Kupës së Turqisë.

28 vjeçari e nisi titullar takimin, duke shpërblyer edhe besimin e teknikut Buz, me Cikalleshin që në minutën e 86-të vendosi barazpeshën, ndërsa 2 minuta më vonë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht fitores, Osmanlispori eleminohet nga kupa, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 4 me 1 në favor të Besiktas.


EMISIONET