Video/ Dopietë dhe perla, Manchester United "feston" largimin e Mourinhos

Video/ Dopietë dhe perla, Manchester United "feston" largimin e

Largimi i Jose Mourinhos rikthen te fitorja Manchester United.

"Djajtë e kuq" kanë shkatërruar 5 me 1 Cardiff City-n në transfertë, duke u kthyer kështu te fitorja pas disfatën në derbin me Liverpool-in. Ulja në stol e Ole Gunnar Solskjaer ka rikthyer optimizmin te United, që kaluan në avantazh pas 4 minutash lojë. Ishte sulmuesi kryesor i "djajve", Marcus Rashford ai që zhbllokoi shifrat me një "perlë" nga goditja e dënimit.

Pak minuta më vonë, një tjetër "perlë" e Ander Herrera çoi në peshë tifozët e Manchester United, që në erën Mourinho ishin mësuar me dështime të mëdha. Megjithatë reagimi i Cardiff nuk mungoi, me Camarasa që shndërroi në gol një penallti. Por kjo bëri që të shtonte sulmet e United drejt portës kundërshtare. Martial shënoi para mbylljes së fraksionit të parë të lojës, ndërsa në të dytin ishte radha e Jesse Lingard për të gjetur rrugën e rrjetës.

Fillimisht nga 11 metra larg dhe më pas me një lëvizje të bukur në zonë vulosi rezultatin përfundimtar në 5-1. Një triumf që rrit shpresat te United për një vend në UEFA Champions League, edhe pse 8 pikët me Arsenalin e Chelsea janë shumë për tu rikuperuar.

Nga krahu tjetër Cardiff qëndron jashtë zonës së ftohtë, pasi numëron 14 pikë, +2 nga Burnley, i cili nëse do mbyllej kampionati në këtë pikë do të binte një kategori më poshtë.


EMISIONET