Milot Rashica shënoi dopietë në fitoren 4-0 që Werder Bremen arriti përballë Augburg. Pas takimit, mesfushori i kombëtares kosovare u shpreh mjaft i kënaqur, ndërsa nuk komentoi dëmtimin e pësuar.

Ishte një javë e madhe dhe një fitore e rëndësishme sot. Ne filluam ndeshjen mirë, shënuam herët dhe më pas shkuam edhe më larg. Ne e kontrolluam ndeshjen. Ne e kemi planifikuar këtë edhe në stërvitje”, përfundoi Rashica.

Ish-ylli i Vittese, shënoi dy gola në minutën e katërt dhe të 28-të, por u largua nga fusha e blertë për shkak të një lëndimi të pësuar në minutën e 35-të të takimit.







/Ora News.tv/