Donte të tregonte unazën me diamant, por vëmendjen e morën thonjtë

Një nuse e re është bërë virale në rrjete sociale pasi publikoi një fotografi ku thonjtë dukeshin në gjendje tepër të keqe.

Ajo kishte synim të tregonte unazën e martesës, por ndjekësit e saj u fokusuan tek thonjtë e rritur.

Në një grup në Facebook, nusja u bë tema e ditës ku të gjithë nisën komentet e tyre. Pothuajse askujt nuk i bëri përshtypje unaza me gur diamanti pasi kishin mbetur pa fjalë nga gishtat.

"Normalisht, nuk jam habitem kur shoh këto fotografi, por dreq, kam mbetur pa fjalë", shkruajti nji përdorues.

Një tjetër tha: "Unë nuk mund të fokusohesha tek unaza kur pashë ato thonj".

Në fakt, thonjtë e saj kishin disa kohë që ishin bërë dhe ajo nuk ishte kujdesur për to, prandaj dukeshin në atë gjendje, por duket se nuk i bënin aspak përshtypje.

EMISIONET