Donte të shihte të pasmet e femrave, fshihte kamerën në kaskën e motoçikletës

Një burrë ka përdorur kamerat e GoPro për të filmuar nën fundet apo fustanet e femrave. Christopher Cole zgjidhte supermarketet për të bërë këtë veprim dhe e fshihte kamerën në kaskën e motoçikletës.

Për një periudhë prej 10 muajsh, 38-vjeçari arriti të bënte 59 filmime, por numri mund të ketë qenë më i lartë, pranoi ai në një intervistë.

Policia e arrestoi pasi mori një telefonatë dhe i zbuloi të gjitha në shtëpinë e tij. Tani ai gjendet në gjykatën e South East Northumberland ku do të marrë vendimin për veprimin e pahijshëm ndaj femrave.

EMISIONET