Sipas revistës franceze QS, e ardhmja e portierit Gigio Donnarumma do të jetë në Paris.

Marrëdhëniet e mira të Marco Verratit me portierin kanë bindur 19-vjeçarin që të transferohen në Ligue 1 tek kryesuesit e tabelës PSG.

Parashikohet një tjetër verë e nxehtë për portierin, pasi portieri është kthyer në objektivin kryesor të shumë klubeve.

Donnarumma është joshur nga projekti i presidentit Nasser Al Khelaifi, por edhe nga bukuria e kryeqytetit francez.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të drejtuesve të Milanit se nuk kanë ndërmend të shesin lojtarin, moskualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të jetë arsyeja e largimit të tij.

Donnarumna te PSG pritet të fitojë aq sa fiton në Milano (6 milion euro).

Parisienët janë gati të ofrojë shumën prej 70 milion euro për kartonin e tij.

Milani është duke e menduar për Pepe Reinan e Napolit si zëvendësues të portës kuq e zi.

/Ora News.tv/