Kukësi ka nisur procesin e përforcimeve. Burime për Ora Neës kanë konfirmuar akordin me Skënderbeun për mesfushorin Donjet Shkodra.

Lojtari ka pranuar të transferohet tek kampionët në fuqi dhe pritet që të mërkurën të nënshkruaj kontratën me klubin blu.

Mesfushori i cili në verë braktisi Flamurtarin për skuadrën korçare nuk është aktivizuar rregullisht edhe për shkak të problemeve fizike, megjithatë shihet nga drejtuesit e Kukësit si një afrim i rëndësishëm.

Veri-lindorët kanë larguar disa lojtarë pas dështimit në pjesën e parë të sezonit, teksa afrimi i parë i trajnerit Peter Pacult është pikërisht 28 vjeçari nga Prishtina.

/Ora News.tv/