Dënohet me burg gruaja që për një "rreng" në Youtube vrau burrin

Dënohet me burg gruaja që për një "rreng" në

Një grua nga Amerika u dënua me 6 muaj burg për vrasjen e të dashurit gjatë kohës që regjistronin në video, me shpresën se do kthehej në video virale në Youtube.

Monalisa Perez, tashmë 20 vjeç, vrau pa dashje të dashurin e saj Pedro Ruiz 22 vjeç, pasi ky i fundit i kërkoi asaj të qëllonte me armë nga largësia 30 cm, në drejtim të një libri të trashë që i dashuri e mbante të mbështetur në gjoks, me shpresën se ky i fundit do neutralizonte goditjen e plumbit.

Plumbi hyri thellë në libër, duke rezultuar fatale për Ruiz, qershorin e shkuar.

Perez, mama e dy fëmijëve, u shpall fajtore për “vrasje të shkallës së dytë”

Perez dhe Ruiz dokumentonin jetën e tyre të përditshme në Halstad, Minnesota, duke postuar video, ku i bënin rrengje ("prank") njëri tjetrin. Videot postoheshin në kanalin e tyre në youtube ,në kërkim të famës në youtube.  

Fataliteti ndodhi 26 qershorit 2017.

Atë ditë Perez qëlloi mbi një libër enciklopedie që i dashuri i saj Ruiz mbante mbi gjoksin e tij, nga një distancë e afërt, me shpresën se libri do e mbronte atë. 

Djali i tyre tre vjeçar dhe 30 shikues të tjerë panë goditjen me plumbin vdekje prurës.

Pas fataliteti Perez telefonoi 911-n për të raportuar që kishte vrarë aksidentalisht  të dashurin e saj.

 Ajo ishte shtatzanë me fëmijën e tyre të dytë në momentin që ndodhi ngjarja

EMISIONET