“Doni ta dini si vdiq Klevis Sula?”- miku i tij tregon momentin e vrasjes

Vrasja e një të riu shqiptar në Islandë është përhapur gjerësisht në mediat vendase edhe për vetë faktin se në kryeqytetin islandez ndodhin rrallë krime të tilla. Klevis Sula, 20 vjeçar ndërroi jetë në një spital në Reykjavik rreth një javë pasi u godit disa herë me thikë. 

Një mik i tij, i quajtur Andrea Zisaj në një postim të ndarë nga mediat islandeze, jep versionin e tij për vrasjen dhe shkruan:

“Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Kaq e lehtë është për të vdekur në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”.

Më herët, mediat vendase thanë se i riu shqiptar ishte vrarë nga një tjetër shqiptar atje, ndërsa arsyet mbeten të panjohura.

EMISIONET