Donald Lu: Shqiptarët, një prej popujve më pro-amerikanë në botë

Donald Lu: Shqiptarët, një prej popujve më pro-amerikanë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, i ka konsideruar shqiptarët si një prej popujve më pro-amerikanë në botë.

Përfaqësuesi diplomatik i Uashingtonit, ndërsa i uroi mirëseardhjen 46 vullnetarëve nga ShBA të cilët do të shërbejnë në vendin tonë në kuadër të programit të Korpusit të Paqes, tha gjithashtu se në vendin tonë, ata mund të bëjnë miq të mirë, të shijojnë atraksionet turistike si dhe të shijojë ushqimin e shijshëm.

Donald Lu: Ju jeni një grup shumë me fat që së shpejt do të bëheni pjesë e Korpusit të Paqes. Po jetoni në një vend me disa nga ushqimet më të mira se kudo që kam provuar jashtë Amerikës ku kam jetuar për më shumë se 30 vjet. Bukuria natyrore më kujton shtëpinë time në Kaliforninë jugore. Shqiptarët janë një prej popujve më miqësore dhe më pro-amerikanë në botë.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes do të shërbejnë në vendin tonë duke dhënë ndihmesën e tyre në institucione të ndryshme përfshirë bashkitë, organizatat komunitare, shkolla dhe qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë

EMISIONET