Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian por dhe Mbretëria e Bashkuar kanë folur me një gjuhë të drejtëpërdrejtë dhe shkoqur. 

"Arrestoni peshqit e mëdhenj!"

Partnerët ndërkombëtarë janë në krah të Shqipërisë në këtë sfidë por se tani, kur u prezantua operacioni "Forca e ligjit" është koha për vepra e jo fjalë.

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu tha se plani  i qeverisë pranon se organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem në lidhjen e grupeve kriminale dhe politikanëve.

Agjentë të FBI do të jenë në këtu dhe se arrestimet e peshqve të mëdhenj duhet të nisin pa humbur kohë. 


Fjala e plote e Ambasdorit Donald Lu

 "Ne në Amerikë kemi një shprehje Kur me të vërtetë besojmë në diçka, kur në të vërtetë e duam atë ne kemi një shprehje: Veprat flasin më shumë se fjalët. 

Kolegët e mi që ndihmojnë prokurorinë dhe FBI-ja amerikane janë këtu për tu angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar që do të punojë brenda kësaj task force ndërinstituticionale. Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e instituticioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar. 

Gjithashtu kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin e organizuar transkombëtar  i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështjetje të kësaj përpjekje. Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi dhe një shprehje tjetër: 

Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika dhe vendet e BE do të vendosim burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar ne presim rezualtate. 

Çfarë presim? 

Presim që ky plan agresiv i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me  SPAK e BKH. 

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë, populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. 

Së fundimi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: Dielli duket që në mëngjes.  Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcim për sigurinë kombëtare. 

Plani gjithashtu pranon deri tani se organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem në lidhjen e grupeve kriminale dhe politikanëve.

Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit.

Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.

Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në gjuhën shqipe ju thoni peshku e madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh




/Oranews.tv/

/Ora News.tv/