Donald Lu i veshur kuqezi, fiton përballë "kundërshtarëve" amerikanë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka hequr kostumin zyrtar, duke u veshur kuqezi gjatë një loje futbolli.

Lu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes së futbollit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila fitoi edhe Kampionatit Rajonal të futbollit të ambasadave. Në një postim në ‘Facebook’ Ambasada tregon se skuadra e saj ka arritur të fitojë përballë Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Postimi: Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri!

EMISIONET