Dolën për lundrim, gomonia me dy persona e zhdukur prej ditës së djeshme

Dolën për lundrim, gomonia me dy persona e zhdukur prej ditës

Dy persona figurojnë të zhdukur prej ditës së djeshme në Vlorë. Mësohet se ata kishin dalë për lundrim me gomone gjatë kohës së stuhisë por nuk janë kthyer më.

Familjarët e një prej të zhdukurve kanë bërë denoncim në polici 24 orë pas zhdukjes, ku kanë deklaruar se kanë humbur kontaktin me familjarin e tyre.

Rasti po hetohet nga DVP- Vlore. Po behen verifikime dhe ne lidhje me mjetin e lundrimit.Policia e Vlorës po  bashkepunon edhe me Guardian dhe Policine Kufitare te Malit Zi dhe Greqise.

EMISIONET