Respekti për moshën e tretë ishte mesazhi që percillej në dramën “Doktor Shuster”, e cila rikthehet sërish në Korçë me regji te Qëndrim Rijanit. Ai sjell ketë herë një ndërthurje të lojës së një trupe aktorësh nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Vepra është shkruar nga autori serb Dushan Kovaçeviç.

Një dramë për intelektualin që nuk e gjen dot veten në tranzicion, e mbi të gjitha i të moshuarit e invalidit që ndihet i mënjanuar dhe pa përkrahje, është vënë në skenë për publikun e Korçës përmes komedisë dramatike “Doktor Shuster”.

Vepra e shkruar nga autori serb, Dushan Kovaçeviç, me regji të Qëndrim Rijanit sjell këtë herë një ndërthurje të lojës së një trupe aktorësh nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Për Drejtoren e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, njëkohësisht aktore në këtë dramë, Zamira Kita, kjo vepër mbart një mesazh të thellë qe duhet te percillet kryesisht te brezat e rinj

Ilina Çoresvka, drejtore e Teatrit të Manastirit në Maqedoni u shpreh tepër e kënaqur me bashkëpunimin.

Ilina Çoresvka: Shpresoj meqë jemi kaq afër që të bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të vijmë edhe me shfaqje këtu. Gjatë këtyre dy ditëve që kam qëndruar në Korçë jam ndjerë shumë mirë.

Vepra "Doktor Shuster" do të vijojë të shfaqet dhe qytete të tjera ku trupa do të nisë një turne veror.

/Ora News.tv/