Doda: Opozita e vdekur!

Doda: Opozita e vdekur!

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në "360Gradë" në Ora News, thotë se opozita aktualisht është e vdekur dhe se vitin e ardhshëm është detyrë e saj për t'u ripozicionuar moralisht. Doda tha se opozita duhet të ndërpresë çdo marrëdhënie poshtë dhe sipër tavolinës.

Doda: Është opozita që ngjall shpresën në një vend. Ne e shohim opozitën të vdekur. E shohim opozitën në pozita shumë pasive. Jo ajo Partia Demokratike që jemi mësuar të shohim. Gjithë ne që ishim pjesë, jemi pjesë e këtij faji. Duhet të kishim sjellë një klimë tjetër. Sistemi është ky dhe njëshi vendos kush është "kokë për t'u prerë" dhe "kokë për t'u falur". 2018-ta për mua do të ketë 3 çështje kryesore. E para çfarë do të ndodhë me BKH-në, pra reformën në drejtësi. E dyta, rijetëzimi i opozitës. Kjo do të thotë të bësh opozitë seriozisht, të ndërpresësh çdo marrëdhënie, sipër tavoline, poshtë tavoline. Të shkëpusësh çdo marrëdhënie ekonomike. Do të duhet të kemi një ripozicionim moral të opozitës.  


EMISIONET