A do të sjellë Ed Sheeran një album vitin e ardhshëm?

A do të sjellë Ed Sheeran një album vitin e ardhshëm?

'Divide' i Ed Sheeran ishte albumi më i shitur i vitit të kaluar, duke shitur 2.7 milion kopje në Britaninë e Madhe.

Por ylli i muzikës nuk ka plane të menjëhershme për të nxjerrë një album të ri.

"Dua të sjellë një projekt vitin e ardhshëm por nuk është një album,"-i tha ai BBC News. "Diçka që nuk e bëj zakonisht."

Ed shtoi se primar për të është turneu botëror përpara se të fillojë të punojë për albumin e katërt.

Lajmi mund të zhgënjejë fansat, por Sheeran vuri në dukje se shpenzimi tre vite  në turne ishte i lodhshëm dhe se ka nevojë të qetësohet.

Megjithatë, ai pranoi se kurrë nuk do ndalonte së shkruari këngë.

"Unë kurrë nuk do të ndaloj së bëri muzikë. Është hobi im,"-tha Ed. "Nuk e shoh muzikën si punë. Unë shoh shtypin si punë. Askush nuk merr një kitarë me shpresën se një ditë do të intervistohet."

27-vjeçari la të kuptohet se muzika e tij e re do të ishte më eksperimentale sesa radio-pop-i i Shape of You dhe Thinking Out Loud.

EMISIONET