Nikolla: Nëse rektori Koni refuzon inspektimin, do kërkoj shkarkimin e tij

Nikolla: Nëse rektori Koni refuzon inspektimin, do kërkoj shkarkimin e

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në "Tonight Ilva Tare" tha se mund të kërkojë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pas refuzimeve të tij të njëpasnjëshme të insepktimeve të kërkuara nga Ministria. Nikolla tha se më herët, Koni ka kërkuar që Ministrja teknike Mirela Karabina të zgjedhë një kancelar të ri, në mënyrë të paligjshme.

E ftuar në "Tonight Ilva Tare", Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh se në rast se rektori Mynyr Koni refuzon edhe njëherë inspektimin e firmosur të premten nga Ministria e Arsimit, do të kërkohet shkarkimi i tij tek Presidenti i Republikës.

Nikolla zbuloi se Rektori gjatë kohës së Ministrave teknikë, i ka kërkuar ministres Mirela Karabina të zgjedhë një kancelar të ri, në mënyrë të paligjshme.

Nikolla pohoi se agjencia britanike, nuk gjeti asnjë praktikë të vlerësueshme tek Universiteti i Tiranës dhe për këtë e renditi të fundit.

Pjesë nga intervista: 

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e rektorit?

Nikolla: Nuk është herezi të zbatosh pikën 7.

Tare: Do ta zbatoni?

Nikolla: Sigurisht që po. Nuk është kjo prirja në këtë moment. Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t'u mbrojtur.

Afrim Krasniqi komenton situaten ne Universitet: Ajo çfarë ndodh në Universitetin e Tiranës nuk ka të bëjë me Universitetin e Tiranës. Lidht më shumë me skema politike e rivalitete që e përdorin universitetin për qëllime të tjera. Ka një problem themelor, ligji i cili duhej të ishte reforma në arsimin e lartë nuk ka arritur ende të zbatohet fakti që nuk ka arritur të zbatohet është përgjegjësi direkte e ekzekutivit dhe e parlamentit. Në momentin që do të zbatohej do të kishim mundësi të bënim një bilanc. Në kushtet aktuale nuk bëjmë dot bilanc.



EMISIONET