A do të rritet taksa e banesave? Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera thotë se reformimi i taksës së pronës ishte domosdoshmëri, ndërsa drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se çmimi domosdoshmërish do të rritet.

Pjesë nga deklarata: 

Lera: Kësaj takse i janë nënshkruar të gjithë taksa-paguesit. Taksa mbi pronën është një nga ato komponentët më keq të administruar dhe këtë na e ka vënë në dukje edhe FMN. Ne mbledhim nga taksa e pronës 0.2% të prodhimit. Ne si vend duhet të reformojmë taksën mbi pasurinë jo vetëm për taksën e ndërtesës por edhe pronës. Cila është rruga e përmirësimit? Nga kalimi i taksës fikse në një taksë mbi vlerën.

Haxhimali: Ky ligj siç është bërë kështu nuk do ta kapë rezultatin. A do të rriten çmimet? Duhet ta themi hapur, çmimi për çdo qytetar do ta rëndojë në xhepin e vet.

/Ora News.tv/