Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" tha se nuk ka ndonjë plan për shtetëzimin e kompanisë ARMO, ndërsa shtoi se nuk do të ketë privatizim të kompanisë OSHEE-së.

Pjesë nga deklarata: 

Tare: Opsioni shtetëzim nuk është opsion?

Gjiknuri: Për mendimin tim nuk është opsion dhe nuk shkon në trendin e kohës.

OSHEE për momentin do të vazhdojë të administrohet publikisht. Privatizimet në sektorët strategjik janë të suksesshme kur ka sistem rregullator të qartë.
Liperi: Plani për ndarjen e OSHE si po ecën?
Gjiknuri: Po flasim për OSHE.


/Ora News.tv/