A do të largohet Florjan Binaj nga 'Portokallia'?

Florjan Binaj e ka filluar karrierën e tij para 14 vitesh në emisionin e humorit 'Portokalli'.

Por a do të largohej ai nga 'Portokallia' nëse do të merrte një ofertë tjetër pune?

Binaj i ftuar në emisionin 'Ditë e Re', la të nënkutohej se nuk do të largohej asnjëherë.

"Kam përshtypjen se në gjithë këto 14 vite në Portokalli është krijuar, duke qenë se unë kujdesem më shumë se ç'duhet për numrat e mi i gjithë stafi që më rrethon, cuna, goca të talentuar më gjinden gati mjafton që unë të them më duhet kjo dhe plotësohet aq mirë numri saqë besoj se do të jetë e vështirë, do të duhet po aq kohë për ta krijuar në një televizon tjetër, pa dashur të ofendoj askënd por nuk është çështje parash për të bërë një lëvizje të madhe.

Por është çështje ku ndihesh mirë ti për momentin dhe pse të bësh lëvizje kur je mirë."

EMISIONET