Emri i Anastas Angjelit është përfolur nga mazhoranca si kandidat për kreun e KLSH. Gazetarja Anila Basha tha se Presidenti Meta nuk do ta pranojë këtë kandidaturë, për aq kohë sa qeveria refuzoi Bahri Shqirin. Edhe Dritan Hila tha se nga ana morale kandidatura e Anastas Angjelit nuk është e duhura.

Beti Njuma: Sot nga mazhoranca është dhënë një emër, nga Ulsi Manja është hedhur në fushë emri i Anasatas Angjelit. Do ta pranojë Meta kandidaturën e Anasatas Angjelit?

Anila Basha: Jo nuk e pranon. Vetë Ulsi Manja rrëzoi kandidaturën e Bahri Shaqirit sepse është funksionar i LSI. Tani pse duhet të pranohet një figurë e PS?! Ose e kanë hedhur për ta djegur.

Beti Njuma: Do të vazhdojë kështu gjithë ky mandati i Presidentit Meta me rrëzime të dyanshme kryeministër-president?

Dritan Hila: Angjela ka kohë të menaxhojë bizneset e veta, mos ti shtojë vetes edhe këtë.

Anila Basha: Është normale kjo logjika.

Dritan Hila: Nga ana morale nuk mendoj se Angjeli ja vlen që të shkojë aty. Është njeri i kulisave, i shumë interesave, i shumë bizneseve.


/Ora News.tv/