Do marrin pjesë në zgjedhje? Ja si përgjigjen qytetarët

Do marrin pjesë në zgjedhje? Ja si përgjigjen qytetarët

Pas këtyre pamjeve mjaft qytetarë thonë se refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Qytetari: Jo përse të votoj. Për çfarë duhet të votoj. Mbi veten e vet do t'i bëjë Edi Rama.

Por një pjesë  tjetër thotë se do të shkojë të votojë të dielën.

Qytetar: Po do shkoj të votoj. 

Qytetar: Jo. S'do jem këtu prandaj.

Marjana Legisi: Po nëse do ishit këtu do votonit?

Qytetar: Po.

Qytetar: Do shkoj të votoj. 

Ajo që i bashkon qytetarët, ata që do të shkojnë dhe ata që nuk do të shkojnë në votime, është fakti se nuk besojnë që do të ketë përplasje mes qytetarëve.

Qytetare: Nuk besoj se do të ketë përplasje derisa të rrezikohet jeta e njeriut. 

Qytetar: Për mendimin tim nuk duhet të kenë frikë fare që të dalin dhe të shkojnë të votojnë. Është e drejta e tyre. 

Qytetar: Jo, unë nuk kam  frikë, kam frikë vetëm nga zoti. Ça janë rob si puna ime nuk i kam frikë.

E ato pak zëra që i druhen këtij fakti thonë se nga përplasja rrezikohen më shumë periferitë.

Qytetare: Këtu në Tiranë nuk besoj, nëpër fshatra ka mundësi. Kam përshtypjen se edhe mund të ndodhin trazira, por në Tiranë nuk besoj. 

Por qytetarët kërkojnë nga e gjithë klasa politike dialog dhe kompromis.

Qytetari: Kompromisi duhet të ishte arritur me kohë.


EMISIONET