A do “lulëzojë” Basha?! Dështimet dhe sfidat e kreut të opozitës

A do “lulëzojë” Basha?! Dështimet dhe sfidat e kreut

Lulzim Basha po përjeton ndoshta  një nga përiudhat më vendimtare për të ardhmen e tij në politike, kjo pas humbjes së thëllë në zgjedhjet e 23 qershorit.  Betejat  poltike dhe elektorale janë jo shumë larg,  dhe një humbje e radhës ndoshta do të  vendoste në pikëpyetje përfundimtare lidershipin e tij. Por si e sheh analisti Artur Zheji dhe ish-funksionari i kësaj force poltike Besnik Mustafaj, rrugëtimin e  Bashës në krye të Partisë Demokratike  dhe përballjen me sfidat që e presin. 

“Do punoj pa ndarë që Partia Demokratike të jetë  forca e ëndrrave dhe shpreses së të rinjve shqiptarë,  gjeneratës së parë të lirisë dhe gjeneratave të tjera. Së bashku me ta kemi fituar ngaherë, së bashku me ta do korrim fitoret tona të ardhshme. Detyrat që na presin nuk jan të lehta, sfidat janë të medha.Gjatë gjithë rrrugës tonë 23 vjeçare kemi treguar se sa herë kemi qenë të bashkuar dhe të vendosur e të hapur në vlera, ne jemi perballur me sukses dhe kemi fituar”.

Në 23 korrik kur u votua  me 80 përqind të votave të antarësisë si kryetar, Lulzim Basha,  shprehu një vizion reformues për Partinë Demokratike, e cila doli nga një humbje  e thelle në vitin 2013. 

Hapje ndaj figurave të reja, vlerësim ndaj kontribuese, reformim i thellë dhe në çdo qelizë,  bashkim i faktorit të djathtë,  ishte fribra kryesore e staturës së tij politike në krye të Partisë Demokratike.

Po ku është sot Partia Demokratike përballë këtyre angazhimeve të lidershipit të ri, pas rreth  4  vitesh e 5 muaj në  opozitë?  

Besnik Mustafaj, njohës i mirë i Partisë Demokratike dhe proceseve të saj në 27 vite ekzistencë,  e cilëson Bashën model të dështuar që nuk ngjall shpresë tek demorkatët, e akoma më shumë tek shqiptarët. 

Mustafaj: Nuk eshte nje nga humbjet me te thella ehte me e thella ne historine e PD, edhe me e thelle se ne vitin 1997. Ne radhe te pare lidreshipi i zotit Basha është i palëgjetimuar dhe e them kete duke patur parasysh faktin qe ndoqi disa procedura  dhe manipuloin rezultatin e votimeve ne fund, per kreun e PD. Te gjitha keto e bejne te mos jete teresisht i legjitimuar. Kanë marre pjese vetem 15 mijë demokratë. Ka defektin e mungeses së lëgjetimitetit por dhe mungon nje analize e thelle e humbjes. Duke u fshehur pas nje aspekti qe sigurisht eshte fakt përdorimi i parave te droges nga PS, per te arritur ate rezultat shmangu analizen e brendshme, dhe kjo e demton lidershipin. Është lidership shume i dobët. 

Por analisti Artur Zheji, e sheh ndryshe profilin politik të Bashës edhe pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit.  

Zheji, thotë se kryetari i Partisë Demokratike, ka paraqitur një vizion reformues për këtë forcë politike edhe pse pranon se proceset janë të ngadalta dhe koha ka vështirë ti pranojë. 

Zheji: Por gjithsesi mendoj se nje frymë të re reformatore ai është përpjekur ta jape, duke thirrur në radhen e pare te kësaj partie figura te reja te cilat janë si bimet e ullirit që duan nje cikël te gjate te japin fruta. Ky rinovim që Basha ka bere kërkon  kërkon cikël me te gjate se sa koha mund ta pranojë.  Koha do tani rezultate, ndersa cikli i rinovimit që Basha ka bere, rezultatet do ti japë me vone. 

Edhe pse ka pothuajse 5 vite që e drejton këtë forcë potlike, Zheji mendon se Basha ende ndeshet me sfidën dhe filozofinë që kjo parti të bëhet përfundimisht e tij. 

Zheji: Basha është një investim i rëndësishëm i Partisë Demokratike.  Mos harrojme qe ka qene kryetar i bashkisë së Tiranës, ka fituar zgjedhjet per bashkine e Tiranes. Ka bere beteje politike te shënuara. Është shume i kontestuar  brenda nje grupimi te madh te PD. Karriera e tij filloi shume lehtë, me shume entuziazëm, kishte mbështetjen e pakufizuar te themeluesit te PD, zotit Sali Berisha. Tani Basha ecen me kembet e veta, ka sfida me te medha dhe ndeshet me ate filozofi  qe kjo parti duhet te behet e tija.  Kjo parti akoma nuk është e tija, kjo parti akoma ka nostalgji per Berishen. Shume figura brenda PD mendojnë se janë po aq te meritueshem si kryetarë, ne mos me shume se vete zoti Basha. 

Kulmin e  lidershipit të  tij,  kryetari i Partisë Demokratike e arriti me protestën 3 mujore para Kryeministrisë, në atë që u pagëzua si çadra e lirisë. 

Si analisti Artur Zheji por edhe ish-funksionari i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj,  e vlerësojnë këtë periudhe, por bien dakort se mbyllja e protestes nuk ishte dinjitoze dhe ishte një goditje për këtë forcë politike, vëtëm pak javë para se  të futej në betejen elektorale. 

Mustafaj: Une besoj se arsyet per te pasur ate proteste ishin serioze, por mbyllja e saj nuk ishte politike. Nuk ishte ne favorin e PD. Duke mos qene ne favorin e PD, duke qene nje zgjedhje vetëm e zotit Basha, une them e demtoi. Politika ka nje platforme. Marrëveshje mund te arrihen por ka llogjike politike. Kthesa qe pati protesta, pa u negociuar, pa u diskutuar dhe pa shkuar me propozime te pjekura përtej subjektivitetit te zotit Basha me bejne mua te them qe ishte nje mbyllje e papjekur teresisht. 

Zheji: E rriti profilin e zotit Basha, ishte nje nga momentet me kulminante te lidershipit te tij ne Partine Demokratike, te profilit te tij si kryetar i PD. Por gjithmonë ka nje dileme, kollaj te hysh ne sfide totale, por kujdes dalja nga sfida duhet te jete dinjitoze. Ne pame nje proteste te gjate, te forte dhe radikale, e cila merrte persiper te krijonte nje profil opozitar te pa negociueshem deri ne largimin  e Rames. 

Por sipas Zhejit, protesta e forte që rriti ndjeshëm profilin  e Bashës  u shkatërrua shumë  shpejt.   

Zheji: Degjuam dhe pame shume deklarata të formës "Me Ramën Kryeministër nuk futemi në zgjedhje".  Me pas befas, me ndërhyrjen e forte te amerikaneve  jo vetem çadra u palos por u palosën dhe shume premtime radikale qe u thane ne ate kohe. U pranua nje qeveri e perbashket Rama-Basha, sigurisht Basha nuk mori pjese ne ekzekutiv por u harrua fakti që Rama mbeti Kryeministër.  Rama luajti jashtëzakonisht mirë gjatë fushatës, duke lënë të kuptohet që koalicioni PD-PS është koalicion kombetar qe do vazhdojë edhe pas zgjedhjeve dhe fitoi zgjedhjet ne menyre te dhimbshme ne disfavor te Partisë Demokratike. Edhe vete ish-lideri i kësaj partie akuzoi këshilltaret e Bashes si keshilltare mizerabel. Gjithë strategjia që  krijoji Basha duke goditur LSI dhe mbajtja e nje profili të ulët në fushatë kundër PS beri qe nje pjese e demokrateve te mendojne se pas zgjedhjeve do te kete serish koalicion me PS. Nje pjese tjeter shprehen zhgenjimin e tyre dhe nuk moren fare pjese ne votime. Pra jane tretur rreth 200 mije vota.  Keto jan shifra qe komentohen vete. 

Marrëvëshjet nuk janë një projekt poltik që duhen përjashtuar në opozitë, thonë Artur Zheji dhe Besnik Mustafaj, por që të dalësh i fituar prej tyre duhet një strategji e mirë dhe e konsultuar gjerë. 

Mustafaj: Une mendoj se opozita  nuk mund te kete vetem nje metode lufte politike. Opozita ka nje panel te gjere mundësish politike dhe duhet ti shfrytezoje te gjitha. Opozita është për ti sherbyr demokracise dhe duke i shërbyer demokracise duhet të përdor te gjitha, edhe marrveshjet edhe bashkëpunimet, edhe kundërshtimin ne parlament apo jashte deri tek radikaliteti kur ke nje mazhorancë qe nuk pranon marrëveshje, dialog dhe bashkëpunim. 

Zheji: Kam nje qëndrimin tim. Zoti Rama se fundi disa here ne menyre formale, ndoshta edhe tinzare nga ana politike, i kërkoi Bashes takim per te biseduar per prokurorin e perkohshem te pergjithshem. Edhe Berisha pohoi se negociatorët kishin shkembyer takime.  Se kuptova perse nuk u ulen. Une mendoj qe kur ulesh per te biseduar ne menyre transparente jo siç ndodhi ne 18 maji, qofte ne nje moment duke e braktisur takimin dhe duke e cilësuar si kurth te kryeministrit, janë pike ne favor te liderit te PD. Nuk e kuptoj pse e japin betejen ne tavolinë. Psh “ jo nuk vij se ti je mashtrues” pse? Ne poltike te gjitha palet priren t'ia hedhin njera -tjetres.  Ne Shqipëri ky është sporti më i preferuar. Kush ja hedh tjetrit ecën më përpara në politikë. 

Analisti Artur Zheji, ka një pikpamje tjetër për mbylljen e çadrës së protestës,  ndërsa thotë se atë nuk e  “palosi” marrëveshja e 18 majit mes Bashës e Ramës. 

Zheji: Une nuk mendoj qe ishte marrëveshja e 18 majit që palosi çadren, por ishte SHBA dhe BE që në mënyre të qarte do te njihnin rezultatin e zgjedhjeve edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike. Kjo do te thote do kishim nje rezultat me te larte dhe PD do ishte nje parti jo parlamentare.  Ky presion i forte ne emer te stabilitetit te Shqipërise dhe interpretimit qe SHBA dhe BE i bene protestave te opozites dhe qe menduan se kanë sfond destabilizues e detyroi PD qe te kuptojë që me mospjesmarrjen ne zgjedhje nuk do fitonin politikisht, përkundrazi  do te shkatërronte plotësisht jeten parlamentare te partisë me te madhe në opozitë.  

Lulzim Basha, inicioi një projekt të ri për Partinë Demokratike, dhe  përfshiu këtë forcë politike në një proces të thellë reformimi, por ajo që e vinte në vështirësi ishte gjetja e figurave të reja larg kritikës së publikut apo pjesë e anturazhit i cili u ndëshkua me votë të thllë në zgjedhjet e 2013. 

Një proces ky tejet i vështirë, si një  lidër i ri dhe njohës i vakët  i stukturave   i nëvojitej të kombinonte trashigiminë me  rinovimin. Por përtej punës rreth 5 vjeçare, sipas Besnik Mustafajt  Basha dështoi. 

Mustafaj: Është një analizë e gjere por besoj se Basha nuk arriti te ndërtoi nje vizion te qarte ne te cilin PD vinte ne keto zgjedhje, nuk ndërtoi nje analize serioze te humbjes ne vitin 2013 per te mos përsëritur 2013. Nuk ndertoi nje ekip te ri qe përbente shprese per demokratet dhe shoqerine, dhe ne fund me listën e kandidatëve qe i ofroi shqiptareve. 

Lulzim Basha, e shpalli si fitore betejen poltike  3 mujore ne çadër para kryeministrisë, ndërsa në takimet  me simpatizantë shfaqej energjik, me batuta dhe i bindur se pas 25 qershorit në vend do të instalohet  “Republika e Re”.

Por  kjo fushatë rezultoi dështimi më i madh politik i tij por dhe i forcës politike që ai drejton. Këtë humbje Artur Zheje e analizon në 3 elementë kryesorë, ku pjesën kryesore të problemit e sheh brenda vetë kësaj force politike. 

 Zheji: Mendoj qe rezultati elektoral i 25 qershorit ishte produkt i 3 çështjeve kryesore:

-Këshillimi mizerabel,po përdor fjalët e Berishes që zoti Basha pati gjate fushtës së qershorit.U la te kuptohet kolicioni PS-PD. U la te kuptohet qe marrëdhenia mes PD dhe PS nuk është kaq radikale. U la te kuptohet qe e keqja e këtij vendi eshte vetem LSI.  Kjo lloj frashte beri qe Rama, te pershendeste me dy gishtat, kur shkonte thoshte: Ti demokrat hajde ketu ne jemi bashke. Kjo e çmobilizoi PD ne nivele te caktuara, inkurajoi socialistët sepse thane kryetari jonë po ben koalicion dhe fitorja është e sigurte. 

-Mendoj qe puna organizative ne terren, rezultat e pritshme qe do jepte LSI. Nga ana organizative PS si parti ne pushtet ka epersi me te madhe. Njerëzit, kontingjentet, kapitenet e zonave elektorale ishin me te motivuar dhe financuar dhe kjo krijonte nje epersi, në momentin qe ne Partinë Demokratike mungonte fryma. Sespe nje parti ne pushtet mund te permbyset vetem kur krijohet nje fryme e forte popullore. Kete fryme Rama e çmobilizoi, Basha u be bashkepuntor i kësaj fryme  dhe rezultati është ai që është. 

-Zgjedhjet rezultuan ne momentin me te arte te korrjes se kanabisit. Qe do te thote qarkullonte nje para shume e madhe. Eksperimenti i pare u be ne Diber ne zgjedhjet e pjesshme. Edhe ne rangun kombetar pati diçka te ngjashme. Njerezit duke mos pasur nje burim alternativ ekonomik, thane me kete qeveri jemi mirë, ben mafia lekë, por bejme edhe ne ndonje lek.  Thjesht edhe qarte. Dominim ekonomik. Njerëzit janë konkretë, nuk degjojne premtimet e medha te politikes. Ata pyesin veten ça do bej une neser, me çfarë do i ushqej kalamajt.  E gjitha kjo e beri qe edhe ne kete fushe te shkoj ne favor te PS. 

Edhe ish-anëtari i Partisë Demokratike dhe njohës i mirë  i kësaj force politike, sheh të njëjtat problem që ndikuan në humbjen e thellë të kësaj force politike.

Mustafaj: Ka dy elementë te rendesishëm. PD ka pas përballë nje kundeshtar jo te ndershem, ka perdor metoda jo politike, jo demokrartike dhe jo te ndershme per te mbajtur pushtetin. Por rezultati ishte gjithashtu tregues i nje lidershipi te dobet pa vizion te Bashës. 

 Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme  për të lënë në hije dhe për ti ikur përgjegjësisë së qeverisjes 8 vjeçare, por dhe premtimit  për një mënyrë të re të të bërit politikë, duket se mes Partisë Demokratike dhe mbështetjes qytetare ka një hendek ende të pakapërcyer. 

Rezultati i zgjedhjeve, nuk ishte frymezues madje thellësisht zhgënjyes për demokratët, por Lulzim Basha e vazhdoi betejën për të qrnë sërish kryetar i Partisë Demokratike duke besuar se do ta rikthejë Partinë Demokratike në pushtet. 

Mustafaj: Asnje moment nuk e kam perjashtu kete te drejte te Bashes. Por pa u zyrtarizuar rezultati por duke pare rezultatin e IPR dhe gjysmen e kutive, kam kërkuar publikisht qe Basha te dorehiqej dhe partine ta linte ne drejtimin e nje strukture te perkohshme qe te behej analiza dhe te drejtohej nje fushatë e hapur alternativash. Basha nuk e beri këtë, nuk i dha kohë partise dhe kandidateve te përfshihen ne gare me platforma dhe zgjodhi nje trupe për menaxhimin e votave jo serioze. 

Pyetjes mbi rikandidimin e Bashës në krye të Partisë Demokratike, Artur Zheji i përgjigjet po me nje pyetje. 

Zheji: Une po ju bej ne pyetje. A mendoni ju qe nje figure tjeter, perjashto Berishen, mund ta bente rolin e kryetarit te PD me mire se Basha? Nëse dikush thote po, atehere une mund te them te fillojme nje bisede te re. Por deri ne momentin qe une shikoj nje pergjigje jo bindese qe zoti Basha me gjithë kritikat, piket e dobëta, me gjithë mangesite. Nëse nuk ka alternative mendoj qe Basha eshte i legjitimuar dhe te mbajë kryesine e PD. 

 Lulzim Basha vazhdon betejën për rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet  ndërsa sfidat I janë bërë ende më të mëdha. Sot ai ka kundër gjithë gardën e vjetër në Partinë Demokratike të cilën e përjashtoi më një të rënë të lapsit nëpëmjët listave  të zgjedhjeve të 2017. Beteja e fituar e tij në 4 vite e 5 muaj si drejtues i Partisë Demokratike, është dhenia fund e debatit për dualizëm mes tij dhe liderit historik Sali Berisha. Pak kush mendon sot se vendimmarrjet kryesore ndikohen nga ish-kryeministri. 

Zheji: Në fillim mendoja se e demton. Talenti i tij politik krijonte nje moment eklipsimi, vete Basha si nxënës i zotit Berisha edhe kjo e zvogëlonte. Por me kalimin e viteve funksioni i Berishes ka qene 3 hapa larg vendimmarrjeve. Përkundrejt parashikimeve Berisha e mbajti fjalen dhe e la Bashen ne timonin e pa interferuar te zgjedhjeve te rendesishme drejtuese te PD. Tani ne kete faze qe flasim Berisha është faktor pozitiv i imazhit te Bashës.  

Mustafaj:  De fakto drejton, por nuk ka krijuar profil. Berisha nga sa kam informacion nuk përzihet ne vendimmarrje. 

Destinacioni i Partisë Demokratike, ende nuk është i qartë! Janari është përcaktuar si muaji i fillimit të një stine protestash kundër qeverisë Rama.

Për Lulzim Bashën, sfida vazhdon sfidë jo e lehtë  edhe në marrëdhëniet brenda partisë së tij.

 

EMISIONET