Do kafe? Ta sjell… droni!

Do kafe? Ta sjell… droni!

Kompania kompjuterike IBM po përqëndrohet te kafeja, ku ky kolos, me rastin e 107 viteve të tij, nis një aventurë të re, dronë të zgjuar për shpërndarjen e kafesë.

Të pajisur me një aparat fotografik dhe sensorë biometrikë, dronët do të jenë në gjendje të sjellin kafe tek punonjësit e përgjumur ose te konsumatorët para se ata ta kërkojnë.

Teknologjia po përgatitet, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga IBM, në zyrën e patentave amerikane dhe mund të përdoret në zyra dhe kafenetë për të rritur shitjet e saj./ATA/

EMISIONET