Vitore Tusha është kandidatja e propozuar e Presidentit Ilir Meta, për postin e kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se pas një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se Zonja Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, për të qenë kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni kushtetues.

“Bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të zj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë” thuhej në njoftimin e presidences se dates 5 nentor.

Në garën që u hap më 12 tetor 2018 kërkohej që kandidatët duhet të dorëzonin dhe dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Duke iu referuar pikës b të këtij neni kandidati/ja duhet të ketë përvojë profesionale në çështje financiare si dhe kualifikime të larta në këtë fushë

Por nga CV që ka prezantuar Presidenca zonja Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në këtë fushë.  E vetmja fushë që ajo ka operuar që prej 1983 është ajo e sistemit të drejtësisë dhe nga 2008 ka qenë në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese dhe vijon të jetë nëkëtë post edhe pse i ka mbaruar mandati në mars 2017.



Mbetet për tu parë nëse ky kriter do të të penalizojë apo jo zonjën Tusha  në votimin e parlamentit. 

Ndërkohë që nga një vëzhgim i CV së kryetarit aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj, mandati i të cilit mbaron në dhjetor, rezulton se ai ka 2  Grada shkencore, një  “Master në Financë” dhe tjetra  Doktor i Shkencave Ekonomike.



Sipas Kushtetutës kryetari i KLSh-së propozohet nga Presidenti dhe votohet nga Parlamenti. Për t'u emëruar në KLSH zonjës Tusha i duhen të paktën 71 vota. 

/Ora News.tv/